ARKATANA

Nga mbrojtësi i majtë në sulmuesin më të mirë, Lenjani është lojtari më i rëndësishëm për trajnerin e Sionit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ermir Lenjani është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Mbrojtësi shqiptar në ndeshjet e fundit është aktivizuar si sulmues dhe për këtë ndryshim të rolit të tij ka folur trajneri i Sionit, Murat Yakin.

Pasi u aktivizua si sulmues, Lenjani ka shpaguar besimin e trajnerit duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime.

“Në mungesë të sulmuesve e kam vendosur Ermir Lenjanin përpara dhe deri më tani ai ka bërë mirë”.

“Ka shënuar gola dhe ka bërë asistime, është më produktiv se sulmuesit që kam në dispozicion”, ka thënë Yakin.

Hidromorava

“Për mua ai është lojtari më i rëndësishëm që kam në dispozicion”, u shpreh Yakin.

Por trajneri turko-zviceran ka marrë një lajm të keq pas fitores ndaj Thunit 2-1 në fundjavë.

Ylli shqiptar, Ermir Lenjani pësoi lëndim dhe u detyrua ta lë fushën e lojës.

Pas kontrolleve mjekësore, Lenjani ka kuptuar se do të jetë larg fushave rreth dy javë.

Në 12 ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligë, Lenjani ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.