Derbi nuk sjell fitues
Gjilan – Ndeshja e fundit e javës së 16, në elitën e futbollit të Kosovës në mes Dritës dhe Feronikelit nuk ka sjellë fitues, ndeshja në fund ka marrë epilogun me shifrat 1-1.
Futbollistëve të Feronikelit ju ka takuar pjesa e parë, ndërsa atyre të Dritës pjesa e dytë.
Në një ndeshje mjaft të fort në mesfushë në praninë e 500 shikuesve dy skuadrat luajtën futboll të bukur, dhe shikuesit kanë mbetur të kënaqur me atë se çfarë u zhvillua gjatë 90 minutave.
Futbollistët e Feronikelit arrinë në epërsi në minutën e 41, Yll Hoxha harkon nga 30 metra më së miri xhindet kapiteni Lapidar Lladrovci, i cili me kokë nga 10 metra mposht portierin Leutrim Rexhepin.
Në minutën e 45, Xhevdet Shabani harkon bukur Ervis Kaja nga 4 metra gjuan me kokë, por “gardiani” i Feronikelit, Florian Smakiqi, shpëton gol të sigurt.
Futbollistët e Dritës arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 69, mesfushori Bujar Shabani nga 22 metra me gjuajtje precize shënon eurogol duke gjetur këndin e epërm të portierit Smakiqi.
Rastin më ideal në ndeshje e kishin futbollistët e Feronikelit në minutën e 82, Mevlan Zeka gjuan me kokë nga 4 metra por portieri i Dritës me mbrojtje bravuroze shpëton rrjetën e tij, duke mos lejuar të ndryshon rezultati.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Shpëtim Duro, ka deklaruar.
“Feronikeli kishte motiv më tepër për lojë pasiqë është në krye të tabelës, ndërsa sa i përket zhvillimit të ndeshjes jam i kënaqur pavarësisht barazimit, skuadra jonë tregoj autoritet, që nga ardhja e jonë në klubin e Dritës përmirësuam lojën shënuam pesë fitore rresht por kundërshtarët tonë nuk gabuan kampionati është i gjatë por ne më tepër do të fokusohemi në ndeshjet e Kupës”.
Në ndeshjen e fundit vjeshtor Drita do të jetë mysafire në Prishtinë ku do të takohet me liderin Prishtinën./rajonipress/


