Franck Bettulat, skuadrës së Llapit sjell dy përforcime tejet kualitative
Menaxheri i futbollit me prejardhje nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në shtetin e Francës, Franck Bettulat, skuadrës së Llapit i ka sjell dy përforcime tejet kualitative nga futbolli i Liberisë.
Bettulat i cili ka arritë një marrëveshje me skuadrën e Llapit të jetë menaxhues i Llapjanëve, ka arritur t`i sjell skuadrës së Llapit dy futbollist me karrierë të madhe futbollistike.
Dempster Siafa Kamara 25 vjeçar, i cili luan si qendër sulmues dhe i cili ka një karrierë të pasur futbollistike, ndërsa futbollisti Aidoo Joseph është qendër mbrojtës 23 vjeqarë.
Dy futbollistët nga Liberia kanë zhvilluar karrierë në Gjermani në Ligën Amerikane në MSL dhe dy futbollistët janë futbollist të Kombëtares së Liberisë.
Siç bën të ditur Bettulat me skuadrën e Llapit ka një projekt tejet të madh, ndërsa mundet shumë shpejt të arrijë edhe një futbollist nga Franca./sylejman ismajli/rajonipress/


