ARKATANA

Januzaj: Vetëm kështu Man Unitedi mund t’ju shmanget dështimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adnan Januzaj beson se Manchester Unitedi së shpejti do të sfidojë për titullin e Premier Leagues.

Mesfushori me prejardhje kosovare që luan te Real Sociedadi, tha se ish-skuadra e tij duhet të bëjë vendime të duhura që ta sfidojë MKan Cityn për titull.

Manchester Unitedi është aktualisht në vendin e tetë në renditjen tabelare dhe në një distancë prej 12 pikësh nga Man City pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, transmeton IndeksOnline.

”Man Unitedi është duke vuajtur tani. Ata janë një skuadër e mrekullueshme dhe kanë tifozëri fantastike, por nuk është momenti i tyre”, tha Januzaj për Sky Sports News.

Hidromorava

”Natyrisht, ata do të rikthehen në krye. Mendoj se ata duhet të bëjnë vendime të duhura për t’i fituar ndeshjet”.

”Ka shumë arsye të ndryshme për formën e tyre, por momenti i tyre do të vijë”, vazhdoi Januzaj, i cili e la Man Unitedin vitin e kaluar.

”Te Man Unitedi, nuk e kisha minutazhin e duhur sepse Mourinho donte lojtarë më me përvojë”.

”Për mua s’kishte problem të largohesha dhe tani jam i lumtur në Spanjë. E di se kam pasur kualitet të luaj për Man Unitedin, por te Sociedadi, jam duke e shijuar futbollin tim”, përfundoi Januzaj./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.