Mobi Casa

Albion Rrahmani rikthen formën te Sparta Praga, “Kam rifituar besimin dhe dua të vazhdoj kështu”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani po kalon një moment pozitiv te Sparta Praga, pas një periudhe jo të mirë ku nuk shënoi për dy muaj. Golat e tij në dy ndeshjet e fundit kanë ndihmuar ekipin të kualifikohet në Kupën e Çekisë dhe të marrë pikët e plota në elitë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Craicova, Rrahmani pranoi se rikthimi i besimit ka qenë kyç:

“Sigurisht është e rëndësishme për një futbollist të ketë besim. Mendoj se e kam fituar prapë besimin. Shpresoj të vazhdoj të bëj gjërat mirë në secilën lojë.”

Sulmuesi i Kosovës kujtoi debutimin ndaj Craicovas kur ishte pjesë e Rapid Bukureshtit dhe shpreson që të gjejë rrugën drejt golit edhe këtë herë:

Mobi Casa

“Craicova është një skuadër shumë e fortë, veçanërisht në shtëpi, por ne do të jemi 100% gati për të fituar tre pikët.”

Rrahmani përgëzoi gjithashtu ish-klubin e tij, Rapid Bukuresht, për performancën e tyre këtë sezon dhe shprehu dëshirën që ata të fitojnë trofe:

“I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet. Po luajnë shumë mirë dhe shpresoj që të fitojnë trofe këtë sezon.”

Me këtë formë, Rrahmani duket gati të vazhdojë të jetë një nga lojtarët kyç të Sparta Pragës këtë sezon. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.