ARKATANA

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënon gol të çmendur në derbin e Athinës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas Eros Grezdës, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe tregoi sot se gëzon një formë mjaft të mirë, pasi u bë protagonist në derbin e Athinës mes Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

Mesfushori shtatshkurtër shënoi një gol spektakolar në minutën e 61-të të sfidës, teksa pasi ia kaloi topin mbi kokë një kundërshtari, gjuajti nga rreth 20 metra dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Olympiacosit.

ARKATANA

Gjithsesi festa e Kaçes nuk mund të jetë e plotë, pasi skuadra nga Pireu barazoi sfidën në minutën e 95-të me anë të Pape Cise, duke i rrëmbyer fitoren Panathinaikosit.

Vlen të theksohet se pas refuzimit të Loret Sadikut, ishte pikërisht mesfushori Kaçe që u grumbullua nga trajneri Panucci për sfidat që Shqipëria do të luajë përballë Skocisë dhe Uellsit më 17 dhe 20 Nëntor./SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.