Uji Dea

Celina: Prindërit e mi kishin vetëm një zgjidhje, të rrinin në Kosovë dhe ne të vriteshim apo të iknin për të shpëtuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bersant Celina ishte foshnje kur familja e tij iku nga tmerret e luftës në Kosovë. Në moshën 2-vjeçare, prindërit e tij u larguan nga Kosova në kohën kur forcat serbe po kryenin luftë të ashpër në Kosovë.

Mesfushori 22-vjeçar i Swansea City, Celina ka thënë për mediat britanike se tani është krenar që e përfaqëson vendin e vet, Kosovën, nga i cili dikur iku, transmeton Gazeta Express.

“U linda në qytetin e Kosovës, Prizren, në një periudhë të keqe për vendin tim. Serbia ishte në konflikt me Kosovën dhe shumë persona u vranë. Ishte e tmerrshme”, tha Celina.

Ai foli edhe për vendimin e prindërve të tij për ta braktisur Kosovën, në mënyrë që t’i shpëtojnë vdekjes.

FIDANISHTJA

“Pastaj, prindërit duhej ta merrnin një vendim – të qëndronin dhe të rrezikonin që të gjithë ne të vriteshim, apo të largoheshin për siguri”, tregoi ai.

“Kështu, shkuam refugjatë në Norvegji dhe aty u rrita unë. Unë kam qenë tepër i ri për ta mbajtur në mend atë kohë, por shumë njerëz ose janë vrarë pa arsyeje ose kanë kaluar nëpër vuajtje të tmerrshme”, theksoi Celina, transmeton Express.

Celina i ka bërë 11 paraqitje për Kosovën dhe ëndërron që një ditë të luajë bashkë me vëllain e vet 18-vjeçar, Lotin, në ekipin kombëtar të Kosovës. Loti luan momentalisht për grupmoshat U-18 dhe U21.

“Jam i lumtur që [Kosova] është vend plotësisht i pavarur dhe paqësor sot. Kemi një ekip kombëtar me shumë djelmoshat të talentuar. Shumica prej tyre e kishin braktisur Kosovën për shkak të luftës – por tani me krenari luajmë për Kosovën. Vëllai im Loti është 18 vjeç dhe tani luan për U-18 dhe U-21. Ai është shumë lojtar i mirë dhe e kam ëndërr të luaj me të në ekipin kombëtar”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.