ARKATANA

Kontrabanduesit nga Prizreni i konfiskohet mall me afat të skaduar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet patrulluese pasi kanë pasur informata përmes rrugëve operative kanë ndaluar veturën Pikap me targa vendore me vozitësin shqiptar shtetas i Kosovës nga komuna e Prizerenit, shitës ambulant, dhe gjatë kontrollit është gjetur se brenda veturës ka pasur një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore kryesisht artikuj ushqimor për fëmijë.

ARKATANA

Janë thirrur inspektorët sanitar komunal dhe pas një kontrolli të detajuar është gjetur se mallrat kanë qen me afat të skaduar dhe pa dokumente përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. I dyshuari është intervistuar gjersa inspektorët komunal e kanë konfiskuar mallin, dhe do të merren me rastin njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/