Në Kamenicë arrestohet për sulm fizik ndaj bashkëshortes
Kamenicë – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare duke i shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Edhe në fshatin Rogoqicë, të Kamenicës raportohet për një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull rom dhe një këmbësor viktimë mashkull shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa rasti në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


