Eko Higjiena

Fillon asfaltimi i rrugës kryesore në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Të enjtën ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore Kamenicë – Berivojcë-Koretin – Topanicë.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet që të përfundohet deri në fund të kësaj jave.
Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, sot gjatë ditës ka punuar në asfaltimin e rrugës Kamenicë – Berivojcë dhe nga nesër do të vazhdohet me pjesën tjetër të rrugës./rajonipress/

Uji Dea