United Hospital

Kosova vazhdoi stërvitjet, flasin Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova po vazhdon stërvitjet në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë ku futbollistët që edhe sot kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë para ndeshjes të së enjtes kundër Maltës.

Edhe në këtë stërvitje, shtabi teknik punoi në shumë pika, si presingu, qarkullimi i topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme.

Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë.

Stërvitjet e sotme e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi.

Pas stërvitjes tre futbollistë folën për atmosferën dhe punë.

Valon Berisha i kthyer pas disa ndeshjeve mungesë, ka thënë është i lumtur me rikthimin.

“Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit”.

“Jemi duke u përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por as sesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë, Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim”, deklaroi ai.

ARKATANA

Mesfushori Herolind Shala, beson që janë më të mirë se Malta.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores”.

“Mendoj se nuk ka ndeshje të lehta, por mendoj se jemi më të mirë”, ka thënë Shala.

Edhe Hekuran Kryeziu, ka thënë se atmosfera është e mirë, ndërsa ka lavdëruar bashkëpunimin.

“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit”.

“Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv”, deklaroi Kryeziu.

Kosova do të luajë me Maltën të enjten në ora 20:45. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.