Pacolli: “Fitorja e radhës e MABCO-s ndaj padrejtësive, maskat po bien”
Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe tashmë është zhvendosur edhe në arenën e arbitrazhit ndërkombëtar, duke sjellë kosto të konsiderueshme ligjore dhe pasiguri për ecurinë e projektit.
Kështu ka reaguar biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar se vendimet e fundit të gjykatave shqiptare përbëjnë një tjetër fitore për kompaninë MABCO, ndërsa ka theksuar se qëllimi i saj mbetet përfundimi i aeroportit.
“FITORJA E RADHES e MABCOS ndaj padrejtesive!
Poashtu jam i lumtur qe MASKAT PO BIEN!
Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar, çka po sjell kosto jashtëzakonisht të larta ligjore.
Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranes e hodhi poshte vendimin e nxitur, te jashteligjeshme dhe te shemtuar, te MIRIANA NAKES, qe shkaktoj bllokimin e hyrjes ne Terminal per te perfunduar punimet dhe per te certifikuar vepren.
Po ashtu me 26 Maj te ketij viti Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise hodhi poshte vendimet e nxitura dhe joligjore te gjykatesve FATMIR NDREU te dates, 17/10/ 2025, te MARIANA SHEGANI-DEDI, dhe gjyqetareve te trupit Gjykues te apelit te 19/2/2026.
MABCO po i përballon këto deme dhe kosto për të mbrojtur të drejtat dhe investimin e saj, por në fund qëllimi i saj vijon dhe mbetet një:
PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË KESAJ VEPRE ME RËNDËSI KOMBËRARE.
Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie.
Prandaj, pyetja mbetet thelbësore:
A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin Shqiptar në mbrojtje të interesit publik?
Çdo ditë vonesë sjell dëme të reja dhe është në dëm të interesit publik dhe koha për të vepruar është tani./rajonipress/


