ARKATANA

Flamurtari e Gjilani ndahen në paqe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndeshja e fundit e Ipko Superligës së Kosovës në futboll, në mes Flamurtarit nga Prishtina dhe Gjilanit ka sjell barazim në 1-1.

Në stadiumin e Flamurtarit, “Xhemajl Ibishi”, afro 400 shikues nuk u ndan të kënaqur me lojën të cilën treguan dy skuadrat gjatë 90 minutave, por shikuar realisht dy skuadrat mund të jenë të kënaqura me ndarjen e pikëve.

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati në fillim të ndeshjes shumë lehtë ka mundur të shënon por gjuajtjen e tij portieri Shehu e mbron me mund të madh.

Tre minuta më vonë në minutën e 6-të, golashënuesi më i mirë i Superligës Alban Shillova, arrinë ta mposht Kaqiun e Gjilanit duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Katër minuta më vonë, Quanash dështon nga një pozitë ideale ta mposht Kaqiun e Gjilanit.

Mobi Casa

Golin e barazimit Gjilanasit e arrinë në minutën e 41-të, Trevin Ceaser me kokë e lenë të shtangur Shehun e Flamurtarit duke shënuar nga 12 metra.

Në pjesën e dytë kryesisht ndeshja u zhvillua në mes të fushës, pa aksione dhe raste serioze drejt portave kundërshtare.

Skuadra e Gjilanit në këtë ballafaqim ishte pa katër futbollist standard për shkak lëndimeve e kartonave.

Trajneri i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Sedat Pajaziti pas ndeshjes ka theksuar.
“Në këtë ndeshje ishim shumë të hendikepuar na munguan futbollistët kryesor të skuadrës, pas golit të pësuar arritëm ta stabilizojmë ndeshjen dhe barazuam, sikur ta kishim skuadrën e kompletuara do t`i fitonim tri pikë por duhet theksuar se skuadra e Flamurtarit është një skuadër e fortë dhe nuk është rastësisht në këtë pozitë të tabelës”.

Në ndeshjën e radhës të javës së 9-të, Gjilani është nikoqirë i Lirisë së Prizerenit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.