Fundamenti

Arrestime për drogë dhe armë në Kllokot, arrestohet një shqiptar i dyshuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kllokot – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, tek të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 5.8 gramë.

Gjithashtu është kontrolluar nga Policia edhe automjeti me targa vendore i të dyshuarit të parë, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë – revole e llojit: “Pallabellum”, me një karikator dhe 14 fishekë kalibër 9 mm.

ARKATANA

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë ndalohet në qendrën e mbajtjes kurse i dyshuari i dytë lirohet njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/