UBT

Me Panairin e klubeve sportive, në Viti u shënua “Java Evropiane e Sportit”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, sot në Viti është mbajtur Panairi i Klubeve sportive të komunës së Vitisë. Me këtë rast, janë prezantuar ekipet dhe klubet e ndryshme sportive që veprojnë në komunën e Vitisë.

Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash theksoi se Institucionet komunale, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që të mbështes klubet, si dhe të ju ofrojë kushte sa më të mira për zhvillimin e veprimtarive sportive.

Eco Higjiena

Ai mes tjerash përmendi projektet që janë realizuar dhe që kanë filluar të realizohen në komunën e Vitisë, si Palestra Sportive, rregullimi I fushave të futbollit, si dhe fushave sportive nëpër lokalitete.

Në Panairin e sportit sot në Viti, u prezantuan Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, KF “Vllaznia”, Klubi i Shenjëtarisë, Klubi i Basketbollit, Volejbollit, Shahut, Futsallit etj, ndërkaq u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.