Volejbollistet Rumune të forta për Dritën
Gjilan – Në një ambient të mirë në Palestrën Sportive në Gjilan Volejbollistet e Dritës pësuan humbje nga skuadra Primarja Lugoj nga Rumania me rezultat 3-0.
Vashat e Dritës arritën t`ju bëjnë ballë volejbollisteve të Rumanisë vetëm në setin e parë të cilat ishin të barabarta por pësuan me rezultat 21-25
Në setin e dytë u vërejt lodhje e dukshme e skuadrës së Dritës pasi një dit më herët ishin takuar me skuadrën e Turqisë Beshiktash. Në këtë set volejbollistet nga Rumania e përmbyllën me rezultat 12-25.
Ndërsa edhe seti i tret u përmbyll në favor të mysafireve me rezultat 14-25 ndeshjen e përcollën një numër i konsiderueshëm i shikuesve ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri si dhe zyrtarët e Departamentit të Sportit të Komunës së Gjilanit.
Ndeshja finale do të zhvillohet nesër në mes Beshiktashit dhe Primarja Lugoj./rajonipress/



