Eko Higjiena

Afrim Shahini “xhokeri” i Dritës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish “gardiani” i Dritës plot 13 vite dhe 10 vite ndihmës trajner dhe trajner i portierëve tek “bardh e kaltërtit” e Dritës, Afrim Shahini, i cili posedon Licencën B të trajnerëve është njeriu i cili asnjëherë nuk e tradhtoi skuadrën e tij Dritën.

Shahini me të drejt është “xhokeri” i artë tek Drita, gjerë më tani shumë trajner kanë ardhur e shkuar nga Drita, por Shahini me besnikërinë e tij ndaj klubit të Dritës ka dëshmuar se është legjendë e “bardh e kaltërve”.

Ish portieri dhe trajner i tanishëm, Shahini, kjo besnikëri ndaj klubit të Dritës ju ka shpaguar, ai si portier kishte arritur të stoliset me Kupën e Kosovës në vitin 2000/01, ndërsa titullin e kishte gëzuar në vitin 2002/03.

Shahini si trajner vazhdon sukseset e tij duke u stolisur me titull të kampionit në edicionin 2017/18 dhe Superkupën e Kosovës po në këtë vit.

Kualitetet e Shahinit si trajner janë dëshmuar edhe në ndeshjen e barazhit me Flamurtarin e Prishtinës, ku nën drejtimin e tij skuadra e Dritës arrin t`i shpëtoj më të keqes.

FIDANISHTJA

Si në shumë klube njashtu edhe tek Drita, shumë trajner kanë udhëhequr skuadrën por janë larguar ndërsa Afrim Shahinit ju ka besuar puna e mëtutjeshme duke e udhëhequr skuadrën në momentet më kritike duke dal gjithmonë fitimtar.

Me largimin e trajnerit Bekim Isufi, ky post ju ka besuar Shahinit të udhëheq skuadrën gjerë në momentet e caktuara.
“Respekt për çdo trajner që ka kontribuar për ngjyrat e klubit, me trajnerin Bekim Isufi kemi kaluar momente tejet të mira çka edhe dëshmojnë rezultatet e arritura, Isufi është një trajner mjaft i talentuar dhe modern unë i dëshiroj suksese të pafund në karrierën e tij, ai ka lënë një zbrazëti në skuadër por ishte vendim i tij dhe ne çdo vendim personal e përshëndesim”, ka bërë të ditur Shahini.

Shahini shpreson se pikërisht ndaj Feronikelit skuadra e Dritës do të arrijë në rezultate të favorshme.
“Feronikeli është skuadër mjaft e fort me futbollist mjaft cilësor, e respektojmë, por duke e ditur potencialin tonë që kemi në skuadër shpresoj se do të dalim faqe bardh nga ky takim”.

Nuk ka dyshim se “xhokeri” Afrim Shahini në zejen e trajnerit do të ketë suksese të mëdha, ai para fillimit të kampionatit kishte oferta nga klubet e ndryshme të Kosovës por ai edhe më tutje i mbetet besnik skuadrës të cilën ja fali rininë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.