Arrestime në Gjilan për trafikim me njerëz dhe dhunë familjare
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Edhe në fshatin Malishevë, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


