FIDANISHTJA

Në Sadovinë të Jerlive fillojnë punimet në ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit. Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë marrë pjesë në fillimin e këtyre punimeve.

Aty ata u mirëpritën jo vetëm nga banorët e këtij lokaliteti por edhe nga sportdashësit. Ky projekt po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para fillimit të punimeve në ndërtimin e kësaj fushe ndihmëse të futbollit ndër tjerash ka falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Federatën e Futbollit të Kosovës në veçanti ish presidentin e ndier të FFK-së, legjendën e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri por edhe Agim Ademi, presidentin e tanishëm të i FFK-së që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë.

Hidromorava

Haliti po ashtu tha se kjo komunë në bashkëpunim me partnerët e saj po punon shumë në krijimin e hapësirave të mirëfillta për sportistët vitias duke përmendur se vetëm në një periudhë të shkurtë në komunën e Vitisë, kanë filluar punimet e ndryshme në sektorin e sportit si: stadiumi i qytetit të Vitisë, palestra sportive, rivitalizimi i stadiumit të Pozheranit tani edhe fusha ndihmëse në Sadovinë të Jerlive.

Ai tha se ata kanë punuar edhe në krijimin e fushave sportive në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

Haliti tha se me realizimin e këtyre projekteve sportistët do të kenë hapësira më të mira për të stërvitur dhe të treguar sukseset e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.