Mikut tim, Ragip Sylaj
Vdekjes ia ndjefsha gjëmën
Çdo natë flas me rrugët, sheshet. Lutem për veten time, për ty …
Lutem për këdo që më vete në mendje.
Pastaj, shkoj, për t’i ikur ogurit të zi të harresës.
Nuk dua ta ngatërroj ditën me një natë tjetër.
Sytë e jetës, ngjitur për dritare, verbërinë e heshtjes flakin.
Vdekjes ia ndjefsha gjëmën…
Ramadan Mehmeti


