Arrestohet Liridon Uruqi
Gjilan – Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë Liridon Uruqin i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se sot policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë L. U., të dyshuarin kryesor për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Po ashtu është gjetur revolja me të cikën dyshohet se është kryer vrasja ka thënë Ismet Hashani.
Mësohet se i dyshuari për vrasjen e të riut 22 vjeçar është Liridon Uruqi. /rajonipress/


