E kërcënon me pistoletë, policia i konfiskon armën
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me pistoletë viktimën mashkull shqiptar.
Pistoleta është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


