UBT

Kivi, aleati kundër fryrjes së stomakut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është verë, e teprojmë me ushqimin ose ushqehemi në mënyrë të çrregullt. Lëvizim pak dhe mbi të gjitha bën nxehtë! Në këto temperature të larta, shpesh na ndodh që në organizmin tonë të ndiejmë një fryrje sidomos në stomak dhe vështirësi për ta kontrolluar atë. Provoni ta luftoni këtë ndjesi me një frut!

Po, me një kivi! Ky frut është i pasur me vitaminën C, ka në përmbajtje edhe një enzimë të quajtur Actinidinë. Prania e kësaj enzime jo vetëm që parandalon fryrjen ose ënjtjen, por bën të mundur një tretje sa më të mirë të proteinave. Një kokërr kivi në ditë dhe problemet marrin fund!

Ushqimet që ju freskojnë si akullorja

SALLATË NGA HIKËRRORI

Hikërrori është lloj shumë më i shëndetshëm sesa llojet e tjera të drithit që jua sugjerojnë kur jeni në dietë. Zieni hikërrorin, e procedoni dhe prisni të ftohet. Më pas i shtoni domate, trangull, lëng limoni, perime të freskëta që mund t’i blini për të përgatitur sallatën e shkëlqyeshme freskuese.

SHALQIRI

Shalqiri është perime e duhur verore që shumica e preferojnë gjatë ditëve të ngrohta. Janë të pasur me ujë, kështu që janë freskim i shkëlqyeshëm, paraqet ëmbëlsirë apo edhe shujtë të tërë. Mund ta kombinoni me disa lloje të pemëve dhe të përgatisni sallatë të shijshme.

Uji Dea

TRANGUJT

Sikurse edhe shalqiri, trangulli është perime që është shumë e pasur me ujë, e me vetë këtë paraqet mënyrën e duhur për t’u freskuar. Me tranguj mund të përgatisni sallatë, bashkë me domate, patëllxhan ose me kungulleshka.

DOMATET

Domatet detyrimisht janë pjesë pothuajse e secilës sallatë. Kjo për faktin pasi janë të pasura me shumë vitamina derisa kanë edhe shije freskuese.

GREJPFRUTI

Grejpfruti zakonisht u sugjerohet atyre personave që duan të humbin në peshë. Edhe pse nga pa ka shije të hidhur, mund të përgatisni lëng nga grejpfruti i freskët, duka ia shtuar pak akull apo ta konsumoni në formën e freskët.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.