Pemët dhe perimet më të shëndetshme për muajin korrik
Ushqimet sezonale janë më të shëndetshmet. Pemët dhe perimet e kanë kohën e tyre kur janë më të shëndetshmet. Në vijim ju sjellim pemët dhe perimet që pikërisht tani e kanë sezonin për t’i konsumuar.
Perimet më të shëndetshme:
TRANGUJT
Përmbajnë pak aminoacide të ngopura, pak kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për vitamina A, magnez, fosfor dhe mangan. Janë burim i mirë për vitamina C, K dhe kalium. Trangulli është i shijshëm i freskët pa shtesa, transmeton gazeta Kosova Sot.
KUNGULLESHKAT
Përmbajnë pak aminoacide të ngopura dhe kripë dhe pak kolesterol. Janë burim i mirë për proteina, vitamina A, tiaminë, niacinë dhe fosfor. Janë burim i shkëlqyeshëm për fibra dietale, vitamina C, K, riboflavinë, vitamina B6, acid folik, magnez, kalium dhe mangan.
SPECAT
Në muajin korrik fillon sezoni i specave. Janë burim i mirë për tiaminë, niacinë, acid folik, magnez dhe bakër, janë burim i hatashëm për fibra dietale, vitamina A, C, K, B6, kalium dhe mangan. Specat janë shumë të shijshëm kur konsumohen të freskët. Pemët më të shëndetshme:
KAJSITË
Kajsitë përfundimisht janë pemë verore. Janë burim i mirë për fibra dietale dhe kalium, e janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina A dhe C. Kajsitë nuk kanë nevojë për t’ju shtuar diç tjetër për të qenë të shijshme.
QERSHITË
Megjithëse fillojnë në qershor, kulmin e tyre e arrijnë në muajin korrik, kur janë më të shëndetshmet dhe më të lira. Përmbajnë shumë pak aminoacide të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për fibra dietale dhe vitamina C.
PJESHKAT
Po ashtu janë pemë verore, e shkaku i efektit freskues, i takojnë grupit të preferuar të pemëve verore. Përmbajnë shumë pak aminoacide të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për fibra dietale, vitamina A, niacinë dhe kalium, e janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina C.
(Kosova Sot)


