Kur Bleona Qereti tenton të duket tërheqëse
Tash e sa vite jeton dhe vepron në Amerikë. Bleona Qereti është këngëtarja e cila po tenton të futet në tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.
Pas publikimit të këngës në gjuhën angleze, këto ditë u lansua edhe një film në të cilin aktron Bleona në meisn e yjeve botërore.
Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës shfaqet e freskët nga aeroplani.
“Duke tentuar të dukem tërheqëse”, kishte shkruar ajo mbi fotografinë që mori shumë pëlqime nga ana e ndjekësve të saj. /Lajmi.net/


