Enca Haxhia publikon pak nga kënga e re, zbulon edhe titullin
Pas suksesit të ‘Dua’, Enca Haxhia po vjen me këngë të re.
Sipas të gjitha gjasave kënga do të titullohet ‘Alamet’ dhe do të jetë ritmike, shkruan lajmi.net
Ishte këngëtarja shqiptare ajo e cila nëpërmjet publikimit të disa postimeve e ka bërë të ditur një gjë të tillë.
Në njërin prej tyre ajo madje e ka publikuar edhe një pjesë të këngës e cila duket se është në prag të përfundimit.
Ajo nuk ka zbuluar diçka më shumë e as se si do të duket në klip mirë ajo çfarë dihet është se kënga do të jetë e ‘nxehtë’ pasi kështu po thotë Enca./Lajmi.net/


