UBT

Remitancat rreth 760 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se remitencat e pranuara në Kosovë, gjatë vitit 2017 arritën vlerën prej 759.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 9.9 për qind. Pro problem për remitencat mbetet sepse ato përdoren në masë të madhe për konsum, e jo për investime.

“Të gjithë tremujorët e vitit 2017 janë karakterizuar me rritje të theksuar të remitencave, ndërkohë që vetëm në TM4 2017, remitencat e pranuara në Kosovë arritën në 205.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 19.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë..

Uji Dea

Rritja e remitencave, sipas BQK-së, mund t’i atribuohet, deri në një masë, rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe Zvicër, duke qenë se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.

Remitancat që pranohen nga këto dy vende kanë një pjesëmarrje prej 38 përkatësisht 22.2 përqind në gjithsej remitencat. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 për qind e gjithsej të pranuara në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.