Eko Higjiena

Një libër me aforizma, fjalë të urta dhe citate të zgjedhura…

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Pas gjashtë veprave me poezi, një roman e pjesë teatrale, ditë më parë, Nehat Ramizi, krijues e publicist nga Bujanaoci, doli me veprën më të re, të shtatën me radhë, me titull “Aforizma, proberca ose fjalë të urta dhe citate të zgjedhura”. Një vepër që nuk është si veprat tjera, për faktin se, formati i saj është pak më “ndryshe” se e autorëve tjerë.

Nehat Ramizi (1952) është nga fshati Tërnoc, komuna e Bujanocit. Ka të kryer shkollën fillore e të mesme, (gjimnazin) në Bujanoc, ndërsa Fakultetin Filologjik – Dega e Letërsisë dhe gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinë. Jo vetëm kaq. Ai me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës i shkollë së mesme. Shkrimet letrare janë pjesa më relaksuese e jetës së tij. Gjer më tani ka botuar këto vepra: “Plisi i lashtësisë”, poezi (2003), “Rjedhë pa dredhë” poezi (2005), “Lokja”, roman (2005), “Fëmijët në skenë”, pjesë teatrale (2007), Lule fushe për një syrrushe, poezi (2008), “Ëndrra e shpresës”, poezi (2010) dhe vepra e fundit në fjalë “Aforizmat, proverabat…”.

Siç dihet, këto proverba, aforizma dhe fjalë të urta janë prodhim i popullit tonë, ai i cili këto vlera të rralla e të rëndësishme i ka ruajtur me fanatizëm, për të mos thënë se, ato, si të tilla me vlera të rralla gojore shprehin kuptimsinë e drejtpërdrejtë të popullit ndaj “gjendjes” së shfaqur aty për aty. Janë “relikte” të rralla të popullit. Prandaj,nëpërmjet këtyre vlerave shumë të rëndësishme të thesarit tonë popullor, njeriu ynë jo vetëm që “relaksohet”, por edhe mëson nga ato për të mos pësuar keq në jetën e përditshme…

Këto aforizma të Nehat Ramizit, krijues nga Bujanoci, janë të dobishme dhe fort të rëndësishme për faktin se, ato janë të shprehura mjeshtrisht dhe ngërthejnë në vete anën artistike dhe figurative. Nga këto fjalë të urta, proverba, citate apo aforizma, njeriu ynë udhëzohet për të jetuar e për t’u gjendur më mirë në disa momente të caktuara të jetës.

Edhe letërsia popullore shqipe, këtyre aforizmave, fjalëve të urta dhe proverbave u ka dhënë rëndësi në jetësimin e tyre në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Ato (proverba, fjalë të urta…) reflektojnë qartë dhe bukur tek njeriu ynë. Në këto proverba apo citate ka dituri të gjerë që janë thënë nga dijetarët e ndryshëm, të cilat janë vlera për t’u dhënë këshilla njeriun tonë në momente të jetës së tij.

Hidromorava

Në veprën e N. Ramzit janë të grumbulluara me qindra e mijëra proverba, fjalë të urta apo edhe aforizma, të cilat autori nuk ka hezituar t’i tubojë në një libër të përmendur. Populli, duke jetuar nëpër kohë, ai ka përjetuar forma më të mira apo të këqinja të jetës. Prandaj, gjeturia e tij e ka shpëtuar nga më e keqja, falë këtyre fjalëve të urta apo proverbave.

Në fillimi të librit, autoir N. Ramizi i ka shënuar këto aforimza, fjalë të urta apo proverba sipas alfabetit. Kjo është mënyra më e lehtë e leximit të tyre, për faktin se, lexuesi i rregullt e përkujton apo e mëson më mirë tekstin e këtyre pjesëve me vlera edukative e arsimore. Sipas autorit, N. Ramizit, krijues, me këtë “gjini” apo formë e tubimit të këtyre pjesëve të rëndësishme të të folurit a të shprehurit, janë marrë shkrimtarët tanë të ndryshëm. “Prandaj, fjalët e urta edhe sot e kësaj dite e kanë lexuesin dhe shkrimtarin për të krijuar dhe për të zhvilluar edhe më shumë këtë gjini letrare. Pjesa më e madhe e fjalëve të urta janë edukative, për brezin e ri, është një numër i madh i këtyre fjalëve që shprehin raporte të dashurisë, të punës, të gruas, të burrit dhe gjithçka që e ka preokupuar popullin tonë trim e bujar nëpër histori” (f. 6).

Ja disa shembuj nga kjo vepër e autorit në fjalë: “Ai që di më së shumti, flet më së paku”, “Ai që ngutet, shumë herë vonohet”, “Ai që punon, merret me punë të këqinja”, “Ai që nuk i përket atdheut të vet, s’i përket as njerëzimit”, “Arma e të mençurit është libri”, “Atje ku ka më shumë dashuri, edhe dhembja është më e madhe”, “Babain e mirë nderoje, babin e keq duroje”, “Bërtiti së bijës, le të merr vesh nusja”, “Çdo puthje e re është një bukuri poetike”, “Bukuria një ditë, ndërsa veprat për jetë”, “Dashuria duhet të kthehet në dashuri”, “Duaje atdheun si Donika Skënderbeun”, “(f.13).

Idetë e mëdha nuk lindin nga truri, por nga mendja”, “Gruaja e keqe ta prish shtëpinë”, “Kur të lavdëron armiku, dije se je kah gabon”, “Mos u fut në thes me të keqin”, “Më mirë i keq në fytyrë se sa i keq në zemër”, ”Bukuria është ushqim i syrit, por edhe dhembje e shpirtit” (Proverb gjerman), “Fati është për disa, vdekja është për të gjithë” (prov. gjerman), “Njeriun nuk e lodh puna, por mërzija” (S. Frashëri), “Ai që e pëlqen vetën e tij, nuk pëlqehet nga askush” (S. Frashëri), “Puna është mjet i lumturisë” (S. Frashëri), “Arti është shkritorja e mendjes” (Zaim Haliti), “Njihe vetën tënde, … Unë e di se asgjë nuk di” (Sokrati),

“Jeta është proces i gjatë i vdekjes” (Samuel Butler), Skepticizmi është vetëvrasja e ngadalshme” (Ralp Emerson), “E vërteta është fillimi i çdo gjëje të mirë” (Platoni), “Mbi ujkun e ngordhur shkelin edhe delet” (M. Servantes), Gruaja e dashur kurrë nuk plaket” (M. Gorki), “Pa liri – atdheu është në burg” (Malini), “Lotët e thellojnë edhe gurin” (Lukrecie), “Poeti është mbreti i lapsit” (Jean Richepin), Qëllimi i edukatës është formimi i karakterit” (Herbert Spencer), “Familja është atdheu i zemrës” (Gjuzepe Mazzini) etj., etj./tefik selimi/rajonipress/