Fundamenti

Gjilani shpërndan mekanizim për 100 fermerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërnda sot mekanizim për 100 fermerë, ku 30 prej tyre janë spërkatëse të grurit, 20 kosë rotative, 15 rotofreza, 15 piatore, 15 grabuja dhe pesë mbjellëse misri.

Në ceremoninë zyrtare të shpërndarjes, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar se bujqësia mbetet prioriteti i parë i qeverisjes.

“Jam i lumtur që nga sot do t’ua lehtësojmë punën 100 familjeve me këto pajisje. Do të vazhdojmë subvencionimin qind për qind edhe në farën e misrit për mbjelljes pranverore dhe me programe tjera bujqësore në mënyrë që prioritetet në bujqësi të ruhen. Mbetemi për mua si njerëzit që jeni duke e ndërtuar dhe mbajtur shtetin sepse bujqit janë themeli dhe ata me djersën e tyre, po i mbajnë familjet duke u bërë të pavarur nga çdo lloj ndihme”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai tha se subvencionimi do të vazhdoj gjatë gjithë vitit, duke shtuar se do t’i vazhdojnë edhe partneritetet me programet e USAID, TIKA e agjencione të tjera.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Vahid Aliu, është shprehur se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me shpërndarjen e farës së misrit, foli plastike për serra, sikurse edhe furnizim të bletarëve me 300 shoqëri bletash, ngritjen e 20 hektarëve me kulturë të arrave etj.

Aliu ka njoftuar se vlera e këtij subvencioni është mbi 58 mijë euro, me bashkëfinancim të fermerëve me 20 për qind. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.