Fundamenti

MABCO: “Qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për Aeroportin e Vlorës”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

MABCO Constructions S.A., përmes Zyrës së Informimit, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se investitori kryesor është penguar në përfundimin e projektit dhe se përgjegjësitë duhet të përcaktohen mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore.

Në reagimin e publikuar, MABCO e cilëson Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës si një projekt me rëndësi kombëtare, të realizuar në kuadër të një kontrate PPP. Sipas kompanisë, MABCO, si investitori kryesor, ka angazhuar mbi 320 milionë euro në investime, financime, garanci dhe ekspozim financiar.

Kompania pretendon se, në momentin kur aeroporti ndodhej në fazën përfundimtare dhe po përgatitej për procesin e certifikimit, MABCO-s iu pamundësua qasja në kantier për një periudhë prej gati tre muajsh, ndërsa në vendndodhje, sipas saj, ndodhej edhe Policia e Shtetit.

“Punimet mbeten të bllokuara”, thuhet në reagim.

Sipas MABCO-s, gjatë kësaj periudhe, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, temperaturave të larta dhe akteve të vandalizmit, një numër i konsiderueshëm pajisjesh dhe instalimesh u dëmtuan rëndë. Kompania deklaron gjithashtu se disa pajisje humbën garancitë e funksionimit, ndërsa për një pjesë të tyre është konstatuar mungesa apo vjedhja.

MABCO e lidh këtë situatë edhe me zhvillimet e mëtejshme kontraktuale, duke deklaruar se, pasi iu pamundësua përfundimi i veprës dhe nisja e procesit të certifikimit, Qeveria shqiptare ndërmori procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit.

Në reagim, kompania ngre edhe një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Si mund të fajësohet investitori për mos përfundimin e një projekti, kur atij vetë iu pamundësua hyrja në kantier dhe përfundimi i punimeve?”

MABCO deklaron se kërkon një zgjidhje që të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa thekson se arbitrazhi mbetet, sipas saj, opsioni i fundit që dëshiron të ndjekë.

HW

Në vijim të reagimit, kompania i drejtohet Qeverisë shqiptare, duke theksuar se ajo duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë që, sipas MABCO-s, burojnë nga veprimet dhe mosveprimet e saj.

“Zgjidhja është ende e mundur. Vendimi u takon atyre!”, shprehet kompania.

MABCO thotë se çështja nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e debateve institucionale, por se publiku ka të drejtë të njihet me zhvillimin e plotë të ngjarjeve.

“Por, qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën!”, thuhet në reagim.

Kompania njofton se do të nisë publikimin e materialeve në mënyrë kronologjike, duke deklaruar se çdo ditë do të bëhen publike faktet, emrat e personave, dokumentet dhe datat e ngjarjeve, si dhe përgjegjësitë që, sipas saj, i atribuohen secilës palë.
“MABCO çdo ditë në mënyrë kronologjike do t’i publikojë faktet, emrat e personave, dokumentet dhe datat e ngjarjeve, si dhe përgjegjësitë e secilit, në mënyrë kronologjike dhe transparente.”

Në përmbyllje, kompania e vendos theksin te dokumentet dhe faktet, duke deklaruar:

“E vërteta nuk ka nevojë për propagandë. Ajo ka nevojë për fakte.”

Reagimi mban firmën e MABCO Constructions S.A., Zyra e Informimit, dhe vjen në një moment kur ecuria e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe përgjegjësitë lidhur me përfundimin e tij janë kthyer në një çështje të debatit publik dhe institucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.