HW

“Ujë Dea” vazhdon mbështetjen për studentët e mjekësisë në UP, investim në edukim dhe të ardhmen profesionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – DEA ka njoftuar se edhe gjatë vitit 2026 do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet dhe ceremonitë më të rëndësishme të studentëve të mjekësisë pranë Universiteti i Prishtinës, në një iniciativë që po vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në përkrahje të arsimit dhe zhvillimit profesional të të rinjve.

Me moton “Së bashku për edukim, zhvillim dhe sukses”, kompania synon të jetë pranë studentëve në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke mbështetur ngjarje që lidhen me avancimin e dijes dhe promovimin e vlerave edukative.

E themeluar në vitin 2004 në Kosovë, DEA është shndërruar në një nga emrat më të njohur në industrinë e ujit natyral dhe mineral në rajon dhe më gjerë. Kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë e lartë, standardet ndërkombëtare dhe besimin e konsumatorëve, duke depërtuar edhe në tregjet evropiane dhe botërore.

HW

Përfaqësues të kompanisë theksojnë se përkushtimi ndaj komunitetit dhe mbështetja e të rinjve mbeten pjesë e rëndësishme e filozofisë së saj të punës. Sipas tyre, investimi në edukim dhe në gjeneratat e reja është investim në të ardhmen e vendit.

Nisma është mirëpritur edhe nga studentët, të cilët e kanë vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme për aktivitetet akademike dhe organizimet studentore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.