Fundamenti

Këta janë zyrtarët me pagat më të larta në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Pagën më të lartë se të Kryeministrit, Presidentit e kryetarit të Kuvendit e kanë disa zyrtarë të ndërmarrjeve publike.

Disa nga ta pagën e kanë deri në 5 mijë euro. Kurse, shefi i qeverisë aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend.

Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.

Hidromorava

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore, shkruan Gazeta Monitor.

Pas guvernatorit prin drejtori i menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.
Keq nuk qëndron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro.

Kurse drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj ka pagë mujore 2 mijë e 413 euro.

Ndërkaq, krerët e shtetit të Kosovës kanë pagat më të ulëta krahasuar me udhëheqësit e këtyre agjencive dhe ndërmarrjeve.

Presidennti i Kosovës, Hashim Thaci, merr pagën mujore 2 mijë e 800 euro, kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli 2 mijë e 724 euro.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht pagën e ka 1 mijë e 443 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.