Armend Thaçi i`a shuan ëndrrat Lirisë
Gjilan – Në javën e 20 të Superligës së Kosovës në futboll në mesë Gjilanit e Lirisë nëpër mot tejet të ftoftë dhe në fushën e mbuluar me dëborë “bardh e kuqët” e Gjilanit u deshtë të presin sekondat e fundit të ndeshjes për ta mposhtur Lirin e Prizrenit me rezultat 1-0.
Është bërë traditë që Gjilanasit në fund të ndeshjes të arkëtojnë pikët ashtu siç ndodhi në ndeshjen me Flamurtarin në sekondat e fundit Thaçi pat krosuar dhe Haxhimusa pat shënuar e njëjta storje edhe sot u paraqit në stadiumin e qytetit në Gjilan kësaj radhe Gëzim Rusi në sekondat e fundit bukur depërton pason topin deri te Thaçi i cili shënon në portën e portierit të Lirisë Bakaj për t`i siguruar tri pikë tejet të vlefshme për kreun e tabelës.
Në minutën e 24 Mbella harkon mirë duke gjetur Sadriun por ky i fundit nga 12 metra gjuan mbi portën e Bakaj. Kapiteni Ylber Kastrati në minutën e 43 gjuan furishëm me kokë nga 14 metra por godet horizontalen e Lirisë
Në pjesën e dytë futbollistët mysafir kanë mundur lehtë të shënojnë në minutën e 77 Mevlan Zeka kalon edhe portierin Kaciu, por jo edhe Edon Sadriun i cili shpëton gol të sigurt.
Gjilani pas 20 javëve renditet në pozitën e 5 me 32 pikë të tubuara
Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina pas ndeshjes ka theksuar:”Një lojë shumë e vështirë. Djelmoshat e mi u angazhuan mjaftë në këtë mot të papërshtatshëm dhe në fund ne ju gëzuam fitores ndaj një skuadre tejet të vështirë siç ishte Liria me këto tri pikë të fituara ne po përmbushim synimet tona që i kishim në fillim të stinorit pranveror”.
Në javën e 21 skuadra e Gjilanit është mysafire e Drenicës në Skenderaj./rajonipress/


