Ecohigjiena

Alban Hyseni promovon mbledhjen urgjente, por pa dhënë detaje për veprimet konkrete në terren

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas ngjarjeve të fundit tragjike.

Në reagimin e tij, Hyseni ka bërë të ditur se në takim mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ndërsa u diskutua për situatën e sigurisë dhe u kërkua shtimi i kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritja e pranisë së policisë në shkolla.

Megjithatë, në njoftimin e kryetarit nuk janë dhënë detaje për veprime konkrete të ndërmarra në terren, afate të zbatimit apo masa të menjëhershme për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Mobicasa

Ky është reagimi i plotë i Alban Hysenit:

Sot kemi mbajtur mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të adresuar situatën e sigurisë pas ngjarjeve të fundit tragjike.

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, u njoftuam nga afër me detajet e rasteve përmes drejtorit rajonal dhe komandantit të stacionit të policisë.

Gjatë mbledhjes kërkova zyrtarisht rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë.

Si institucione komunale kemi ofruar bashkëpunim të plotë e të pakursyer me organet e rendit, ndërsa secili përfaqësues institucional mori për obligim një angazhim të shtuar për të parandaluar ngjarje të tilla në komunën tonë.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.