Fundamenti

Ramiz Krasniqi: Ndeshjet me Bullgarinë të mirëseardhura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës U19, ditë më parë zhvilloi dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgarisë në qytetin Nessebar dhe Sozopol, të cilat ishin të mirëseardhura para shkuarjes në Portugali.

Në dy ndeshjet djelmoshat Kosovar treguan paraqitje mjaft solide duke e ditur se Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar me 13 futbollist në këto ndeshje miqësore, pasiqë shumë futbollist nuk mundën të lirohen nga angazhimet në klubet e tyre.

Në ndeshjen e parë në stadiumin “Urban” në Nessebar, Kosovarët pësuan me rezultat 2-1, ndërsa në stadiumin “Arena” në qytetin bregdetar Sozopol u ndan me rezultat të bardh 0-0.

Hidromorava

Përzgjedhësi i Kosovës, Ramiz Krasniqi, me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve është ndarë i kënaqur.
“Djelmoshat tanë treguan në dy paraqitjet futboll cilësor dhe angazhim perfekt, ne në këto miqësore u paraqitëm me 13 futbollist pasiqë shumica e futbollistëve nuk munden të na bashkëngjiten për shkak obligimeve në klubet e tyre, por ne dëshmuam se po koordinohemi ashtu siç e kemi paraparë me stafin tim”, shprehet Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi ka bërë të ditur, se shumë shpejt futbollistët do të bashkohen edhe njëherë për ndeshjet “Elite Round” .
“Ne tani jemi në kontaktet e fundit para shkuarjes në Portugali me 17 mars, ekspedita jonë udhëton për në Portugali ndërsa para shkuarjes do të jemi së bashku nja tri ditë me futbollist për të parë gjendjen përfundimtare të futbollistëve dhe shpresoj se do të japim më të mirën që kemi në dispozicion, me stafin tim dhe futbollistët që do të marrin bekimin për shkuarje në Portugali..

Siç dihet nga 21 marsi Përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë./rajonipress/