ARKATANA

Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës në muajt e ardhshëm.

Robin Krasniqi pritet të përballet me rusin Stanislav Kashtanov, në meçin për titullin më të fortë të Evropës, atë të European Boxing Union (EBU) në kategorinë super të mesme, shkruan Koha Ditore.

UBT

Këtë titull aktualisht e mban francezi Hadillah Mohoumadi, ndërsa Kashtanov është sfidues zyrtar i tij.

Por Mohoumadi ka vendosur të heqë dorë nga titulli i Evropës për të luftuar për një titull rajonal në WBA. /Express/