United Hospital

Drita mposht Feronikelin nga pika e bardhë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në derbin e hapjes në stinorin pranveror, Drita me mjaft vështirësi ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0.

Ashtu siç është pritur në një ndeshje tejet të fortë dhe me taktizime të shumta, futbollistët e Dritës në këtë ballafaqim kishin pak më tepër nga loja gjatë 90 minutave.

Rastin e vetëm në pjesën e parë futbollistët e Dritës e patën në minutën e 3-të, kur Bujar Shabani nga 12 metra gjuan me kokë mbi portën e Faton Malokut.

Në pjesën e dytë në minutën e 50-të, në rrëmujën e krijuar kapiteni mysafir Behar Maliqi, bën ndërhyrje në Kastriot Rexhën dhe arbitri Genz Nuza akordon penalti dhe Maliqin e ndëshkon me karton të kuq.

Nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Fidan Gërbeshi, që i siguron tri pikë skuadrës së tij në luftë për kreun e tabelës së klasifikimit.

Uji Dea

Mysafirët nëpërmjet Mark Milicaj në minutën e 77-të, kanë mundur të barazojnë rezultatin por gjuajtja e tij nga 13 metra nuk gjen portën e zbrazët të portierit të Dritës, Leutrim Rexhepit.

Pas ndeshjës trajneri i Dritës, Bekim Isufi deklaroi.
“Patëm më tepër nga loja, shënuam fitore me meritë ishte lojë e fortë por ne ia arritëm qëllimin tonë të arkëtojmë tri pikë të vlefshme”.

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi pas 90 minutave ka deklaruar.
“Nuk ia arritëm qëllimin tonë, në një derbi të tillë të luash me një futbollist më pak është shumë, futbollistët e mijë u angazhuan mjaft dhe jam i kënaqur me kontributin e tyre në fushë, çdo ndeshje do të jetë interesant gjerë në përfundim të kampionatit”.

Ndeshjen e radhës, skuadra e Dritës do ta zhvillojë kundër Llapit në Podujevë./rajonipress/