Mobi Casa

Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi rifillon në fund të muajit shkurt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

Mirëpo, kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dialogu pritet të rifilloj shumë shpejt.

Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënoj kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

Eco Higjiena

“Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi”, tregoi Arifi për Telegrafin.

Ndryshe, dialogu ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. /Telegrafi/