Uje Dea

Ymeri: Kosova drejt rekordit prej gjysmë miliard eurosh importe të energjisë elektrike brenda dy vjetësh

/ 2 minuta lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësimin për rritjen e importeve të energjisë elektrike, duke kërkuar transparencë në raportimin e të dhënave nga institucionet përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri i është drejtuar task-forcës institucionale për energji elektrike, të formuar nga Qeveria, duke i bërë thirrje që të mos ndryshohen shifrat e tregtisë së energjisë elektrike të raportuara nga Dogana e Kosovës.

“I bëj apel kësaj task-force të mos i zvogëlojë shifrat e tregtisë së energjisë elektrike në Doganën e Kosovës për muajt në vazhdim”, ka deklaruar Ymeri.

Mobicasa

Ajo ka theksuar se çdo përpjekje e tillë nuk do të mund të fshihte të dhënat reale, pasi ato regjistrohen edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

“Për më tepër, më duhet t’i njoftoj se kjo do të jetë një përpjekje e kotë, për shkak se, paralelisht, në çdo orë regjistrohen të dhënat tregtare nga ENTSO-E”, ka potencuar deputetja e LDK-së.

Ymeri ka bërë të ditur se vetëm për nëntë muaj, Kosova ka shpenzuar mbi 182 milionë euro për importin e energjisë elektrike.

“Me trendin e tanishëm, me mbi 182 milionë euro për import të energjisë elektrike për vetëm 9 muaj, Kosova pritet të tejkalojë shifrën e importit të vitit të kaluar, duke arritur një rekord prej gjysmë miliard eurosh import në 2 vjet”, ka theksuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.