ARKATANA

Sherr institucional për pagat e qeveritarëve

/ 3 minuta lexim
HW

Konstatimi se rritja e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë është e jashtëligjshme ka futur në sherr Agjencinë Kosovare Kundërkorrupsionit(AKK) me Qeverinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Kjo e fundit nuk është pajtuar me konstatimin e AKK-së, sipas së cilës zyrtarët e lartë publikë, duke përfshirë këtu kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat që kanë votuar vendimin për dyfishim të pagave “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”.

Për më tepër zyra ligjore e Qeverisë së Kosovës e akuzon Agjencinë e Kundërkorrupsionit për pasaktësi dhe joprofesionalizëm në vendimin e saj të fundit.

Në anën tjetër, partitë opozitare vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit të tij e kanë quajtur skandaloz dhe kanë konfirmuar se një vendim i tillë tashmë është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, shkruan tutje ‘Zëri’.

Përndryshe, në fund të vitit që lamë pas kryeministri i Kosovës përmes një vendimi ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij. Më herët paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, ndërsa me rritjen e fundit ajo do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me vendim të Haradinajt paga e zëvendëskryeministrit do të jetë 2500 euro, ndërsa e ministrave nga 2000 euro.

Uji Dea

Antikorrupsioni: Vendimi i fundit parandalon konfliktin e interesit

Agjencia Kundërkorrupsion ka cilësuar vendimin për rritjen e pagave të qeverisë “Haradinaj” si të kundërligjshëm. Madje sipas AKK-së, zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat) që kanë nënshkruar këtë vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit “Rast për rast”.

AKK-ja ka konstatuar se “konflikti i interesit është shkaktuar vetëm për zyrtarët e lartë që kanë qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes”.
“Vendimi i Qeverisë, i datës 20.12.2017, nuk mund të cilësohet si konflikt interesi për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga nxjerrja e këtij vendimi. Konflikti i interesit është paraqitur te zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që vendimi të jetë në interes të tyre për përfitime personale”, ka thënë AAK-ja në opinionin e saj.

AKK-ja rekomandon që vendimi të kthehet në rishqyrtim duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore, të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi.

AKK-ja në një përgjigje dhënë “Zërit” ka thënë se ata kanë vepruar me qëllim që të parandalohet situata, e cila shfaq konflikt interesi. “Agjencia e Kundërkorrupsionit si institucion i pavarur vepron duke u bazuar në mandatin dhe në përgjegjësitë që ka.

Të gjitha veprimet që i ndërmerr AKK-ja në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit bazohet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe në Ligjin për Agjencinë e Kundërkorrupsionit, në rastin konkret kemi vepruar duke ndërmarrë masa lidhur me parandalimin e situatës së shfaqur të konfliktit të interesit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.