United Hospital

Ismaili: Modeli i i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-deputetja Besa Ismaili ka thënë se Albin Kurti, dje e tha një të vërtetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e që sipas saj, ai ka bërë një deklaratë të rëndësishme që duhet marrë seriozisht.

Ismaili, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se modeli i i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë, prodhon vetëm varfërim dhe më shumë kontroll mbi qytetarët.

“Ai ka thënë se ka një orientim tjetër politik. Dhe sipas tij, ky orientim, ky model përfshin një qasje të ndryshme ndaj qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe rolit të shtetit.

KKVITI

Modeli i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë, prodhon vetëm varfërim dhe më shumë kontroll mbi qytetarët, centralizim të pushtetit, kufizim të konkurrencës dhe dobësim të kritikës. Ky ishte dje thelbi i debatit dhe e vërteta elefant në sallën plenare të Kuvendit, të cilën shumica e deputetëve aty edhe e huqën: Kurti përqendrohet më shumë në zgjerimin e rolit të shtetit në jetën e qytetarit, shtimin e kontrollit shtetëror në shoqëri, në pushtetin pa kontroll dhe pa balancë. Ky orientim politik ndryshe, pohoi ai, madje i sjellë atij edhe më shumë vota!”, ka shkruar Ismaili.

Sipas saj, orientimi politik dhe ideologjik i Kurtit nuk është risi për shqiptarët.“Pra qytetari Kurtit, kur i jep votë, ia jep atij edhe pavarësinë, lirinë dhe mirëqenien e tij, materiale dhe shpirtërore. Orientimi politik dhe ideologjik i Kurtit nuk është risi për shqiptarët. Të vjetra nga ky orientim i kanë vetëm dëmet dhe pasojat. Me gjasë qytetari që voton Kurtin dhe këtë orientim politik dhe ideologjik, harron mësimet që historia ia përplasi fytyrës”, ka shtuar Ismaili.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.