Nënshkruhet një kontratë për trajnimin e 150 punëtorëve të ardhshëm në fabrikën e tekstilit “Vitex”
Viti – Me qëllim të trajnimit të 150 punëtorëve të ardhshëm të Fabrikës së Tekstilit “Vitex” që do të hapët së shpejti në territorin e Komunës së Vitisë, është nënshkruar një kontratë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, Projektit për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas të përfaqësuar nga Luan Hoti si dhe Haqif Ibrahimi nga fabrika e tekstilit “Vitex”.
Përndryshe hapja e kësaj fabrike po mirëpritet nga qytetarët e kësaj komune. pasi që me të do të ulët numri i papunësisë në këtë komunë.
Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se ai ndihet i lumtur që në këtë komunë po hapët një fabrikë që do të punëson qindra qytetarë të kësaj komune e cila përmes shitjes së produkteve të saj do të ndikoj në rritjen e numrit të punësuarave në këtë komunë por edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të saj.
Kurse më parë përfaqësuesit e fabrikës “Vitex” ishin zotuar se numri i punësuarave në këtë fabrikë do të rritët në mënyrë progresive./rajonipress/


