Eko Higjiena

Kostoja e ndërtimit rritet me 3.6% krahasuar me vitin 2024 – energjia nxitësi kryesor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar shifrat e reja për Indeksin e Kostos së Ndërtimit, të cilat tregojnë se çmimet në sektorin e ndërtimtarisë kanë vazhduar të rriten edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sipas raportit, kostot totale janë rritur me 0.5% krahasuar me tremujorin e dytë dhe me 3.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Rritja tremujore është shkaktuar kryesisht nga çmimet e energjisë, që kanë shënuar një ngritje të ndjeshme prej 3.9%, si dhe nga rritja e pagave me 2.3%.Materialet, pavarësisht një rritjeje modeste prej 0.1%, vazhdojnë të mbeten komponenti më i rëndë i kostove me peshë 69.8% në strukturën totale.

Në krahasim me TM3 2024, rritja është edhe më e theksuar: energjia ka shënuar një rritje vjetore prej 9.7%, pagat 7.8%, ndërsa materialet 2.9%.

ARKATANA

“Indeksi i Kostos të Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë 2025 Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) – 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM-3) – 2024 Indeksi i Kostos të Ndërtimit pati rritje për (3.6 %).

Tremujori i tretë 2025 – Tremujori i dytë 2025, 0.5 % Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0.5%) në tremujorin e tretë(TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025.

Rritje kishte energjia (3.9%),pagat (2.3%),kostot tjera (1.0%), materialet (0.1%) dhe Zbritje kishte te makineritë (-0.7%).” – thuhet në raportin e ASK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.