PZAP-i dënon me 16.700 euro partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim dje ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar monitorimin e fushatës zgjedhore, monitorimin e medieve gjatë fushatës, si dhe ankesat që pastaj DnV-ja ia ka drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP) lidhur me parregullsitë e partive politike gjatë fushatës.
Albert Krasniqi, nga Demokracia në Veprim (DnV), ka treguar se pas ankesave që kjo organizatë ka dërguar në PZAP, këta të fundit kanë marrë vendim me të cilin kanë dënuar subjektet politike më 16.700 euro për shkak të shkeljeve të rregullave gjatë fushatës. “Deri më tani PZAP-i ka marrë 11 vendime me të cilat janë dënuar në total me vlerë monetare prej 16.700 eurosh subjektet politike për shkelje të rregullave, shkruna “Zeri”.
Përkatësisht, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) është dënuar me 7500 euro për 5 raste të shkeljeve të bëra, koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) është dënuar me 2500 euro për 2 raste të shkeljeve, LVV-ja është dënuar me 1200 euro për 1 rast dhe KDTP-ja (Partia Turke) me 5500 euro për 3 raste”, ka thënë ai.


