Uji Dea

Partitë “harrojnë” antikrimin

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike garuese në këto zgjedhje, pikën më të dobët në këtë fushatë zgjedhore e kanë anashkalimin e programit konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pothuajse asnjë parti politike deri më tani, përveç angazhimit deklarativ hipokrit, mashtrues e gënjeshtar, nuk ka zbuluar e propozuar asnjë projekt specifik të dobishëm për qytetarët dhe shtetin dhe të angazhimit në këtë fushë kundër krimit galopant, që është bërë sëmundje kanceroze edhe e vetë shtetit të Kosovës.

Asnjë shpresë për çrrënjosjen e korrupsionit

Partitë politike garuese në këto zgjedhje, pikën më të dobët në këtë fushatë zgjedhore e kanë anashkalimin e programit konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pothuajse asnjë parti politike deri më tani, përveç angazhimit deklarativ hipokrit, mashtrues e gënjeshtar, nuk ka zbuluar e propozuar asnjë projekt specifik të dobishëm për qytetarët dhe shtetin dhe të angazhimit në këtë fushë kundër krimit galopant, që është bërë sëmundje kanceroze edhe e vetë shtetit të Kosovës.

Analistët politikë konsiderojnë se pikërisht anashkalimi i kësaj teme tregon më së miri se sa të pavullnetshme janë të gjitha këto subjekte politike për ta luftuar këtë të keqe, prandaj edhe disa deklarime simbolike në këtë funksion nuk janë hiç më shumë se retorika të zbrazëta për konsum elektoral. “Jo vetëm kaq, përveç retorikës megalomane, disa prej partive politike po dalin tepër qesharake para elektoratit kosovar, me deklaratat plot hipokrizi, nën tendencën e mashtrimit dhe gënjeshtrave të sojit të tyre, kur në listat e tyre zgjedhore kanë kandidatë me dosje të hapura në prokurori dhe gjykata për korrupsion, krim të organizuar dhe abuzim të pozitës zyrtare. Nuk e kam as idenë më të vogël, se si këta liderë dhe politikanë të korruptuar, nesër kur të vijnë në pushtet, si do t’i përmbushin obligimet ndërkombëtare dhe kriteret për liberalizimin e vizave, kur vetë janë të zhytur deri në fyt në krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, tashmë të shndërruar në sindromë kancerogjene për shtetin e Kosovës”, tha analisti Florim Zeqa.

Rreziku nga kompromise të reja

FIDANISHTJA

Sipas Zeqës, akoma më e paqartë është se si do t’i akceptojnë ndërkombëtarët gënjeshtrat dhe mashtrimet e liderëve të korruptuar partiakë, të cilët edhe mund të bëjnë kompromise në dëm të vendit, për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e korrupsionin. “Ekziston rreziku, që liderët partiakë, të cilët ndodhen nën akuza për krim të organizuar dhe korrupsion, me marrjen e pushtetit do të pranojnë kompromise të tjera akoma më të dhimbshme dhe më të rrezikshme në emrin e liberalizimit të vizave për qytetarët, me qëllim të shpëtimit të lëkurës së tyre nga ndëshkimi i drejtë- sisë ndërkombëtare. Mbase edhe mund ta bëjnë një gjë të tillë, por asnjëherë nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit nga populli për katandisjen e shtetit në mbrojtje të interesave të tyre personale”, tha analisti Florim Zeqa.

Analisti Blerim Burjani thotë se vërtet kjo është një çështje e çuditshme dhe e papranueshme. “Është tregues i keq se kjo klasë politike nuk e përkrah ose përkrah luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vetëm formalisht. Kjo dëmton edhe imazhin e shtetit të Kosovës. Deri më tash është e saktë se askush nga këto parti nuk kanë prezantuar pjesë programore se si ta luftojnë këtë dukuri dhe fenomenet që i bëjnë dëme shtetit dhe ekonomisë së shtetit dhe biznesit, dukuri që e rrënojnë apo gërryejnë jetën e qytetarit”, tha Burjani. “Realisht, programi kyç apo pjesa kyçe e programit të tyre që duhet të ishte, kyçe për të ardhmen e shtetit, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sepse si pasojë e këtij fenomeni, Kosova e ka sfidë edhe zhvillimin ekonomik, mbrojtjen shëndetësore dhe mbrojtjen sociale”, tha Burjani.

Nuk ka asnjë projekt konkret

Analisti Skënder Mulliqi pohon se është fakt që, përveç angazhimit deklarativ hipokrit e mashtrues e gënjeshtar, asnjë subjekt politik deri tash nuk ka zbuluar e propozuar asnjë projekt specifik të dobishëm kundër krimit galopant, sepse vetë shumica e partive janë të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar. “Nuk kanë hartuar plane të tilla kundër krimit, sepse kjo më së paku u leverdis subjekteve politike. Nuk u ka leverdisur, sepse janë zhytur keq në krim dhe korrupsion të niveleve të larta. Dihet se çfarë dëmesh i solli krimi i organizuar Kosovës, e zbehu shumë imazhin e saj në sytë e botës demokratike”, tha Mulliqi. “Edhe pse miqtë tanë në botë pareshtur po kërkojnë nga organet tona të luftohet krimi, kjo po bëhet më shumë në mënyrë deklarative dhe mashtruese. Nuk e luftojnë krimin, kur dihet se partitë tona politike kanë njerëz në mesin e tyre, të cilët mbajnë mbi supe vepra të ndryshme kriminale”, ka potencuar Mulliqi.

Një gjykim identik ka edhe Gurakuq Kuqi. “Partitë politike jo vetëm tani, por çdo herë nuk kanë pasur program se çka duan të punojnë, por vetëm pika paushallë, kanë ushqyer masën me premtime ekonomike galopante të parealizueshme, por kanë shmangur tema, të cilat vërtet sjellin zhvillim ekonomik dhe investitorë në Kosovë”, u shpreh ai. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një faktor kyç që do të sillte investitorë dhe zhvillim ekonomik. Por, të bëhej kjo do të thotë që të krijosh një gjyqë- sor të pavarur, agjenci shtetërore të pavarura dhe një balancë të vërtetë të pushteteve. Krijimi i këtyre kushteve partive politike do t’u shkaktonte dridhje ndoshta edhe në themel, pasi shumë nga ta kanë vetë afera të tilla, të cilat i inkriminojnë ata në proceset e kapjes së shtetit. Kjo nënkupton që pastaj shumë politikanë do t’i shihnim prapa grilave dhe bizneset e politikanëve apo të afërt me politikën do të humbnin monopolin apo oligopolin ekonomik. Do të ishte një proces i mirë për qytetarët e Kosovës, por shumë i dhimbshëm për njerëzit, të cilët janë përfshirë në krim dhe korrupsion”, potencoi Kuqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.