Uji Dea

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, thotë se PDK-AAK-Nisma favorite në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, pasi përkujton se çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur peng për shkak të moszbatimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe autonomisë së serbëve në Kosovë, shkruan se Kosova ka mbetur ndër vendet më kriminale dhe më të korruptuara të Europës – përfshirë tregtinë me armë, drogë dhe njerëz në nivel tepër të lartë.

Agjencia gjermane e lajmeve thekson se drejtësia në Kosovë është e paaftë, e korruptuar dhe shpeshherë dorë e zgjatur e politikës. Mjerimi ekonomik dhe social – përfshirë papunësinë në nivel rekord para së gjithash në mesin e të rinjve – po i shtyn njerëzit në rrjete kriminale, shkruan DPA.

Sipas DPA SHBA-të dhe Bashkimi Europian prej vitesh mendojnë se si t’i zënë mat politikanët udhëheqës të Kosovës për shkak se ata tradicionalisht si prijës klanesh po i ashpërsojnë problemet ekzistuese në Kosovë.

Hidromorava

Shpresat varen nga gjykata e sapothemeluar ndërkombëtare mbi trajtim e krimeve të luftës të palës shqiptare para së gjithash ndaj serbëve. Por, me sa duket radikalët shpresojnë se duke marrë qeverinë ta bëjnë të pamundur ndjekjen e përfaqësuesve të tyre kryesorë nga Haga.DPA kritikon krahun koalicion e përbërë nga PDK, AAK dhe Nisma, por për të shkuan se po prin në anketat elektorale dhe është favorit për t’i fituar zgjedhjet.

Agjencia gjermane thekson se në zgjedhjet e 11 qershorit Lëvizja Vetëvendosje pritet të shënojë rritje të ndjeshme. Deri më tani VV ka qenë forca e tretë politike në vend. Kjo parti nga DPA përshkruhet si tepër nacionaliste.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.