Eko Higjiena

Vranët e shi në fundjavë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë kohë pas kohe gjatë natës dhe orëve të para të ditës së shtunë. Më pas gradualisht pushojnë, por se mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat maksimale pësojnë një rënie në 8C e 10C, e ato minimale zbresin deri në 5C e 8C. Fryn erë verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Përgjatë ditës së diel mbetet mot kryesisht me vranësira. Herë-herë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale, e minimalet deri në 3C.

HW

Ditën e hënë vranësirat gradualisht shpërndahen, e shfaqen hapësira për intervale me diell. Nga dita e martë po parashihet të mbretërojnë kushte të motit më stabil, me më shumë diell. Megjithëse ultësirave orëve të mëngjesit formohet shtresë mjegulle, që mund të qëndrojë më gjatë deri nga mesdita.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri në 12C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin deri në 0C e -1C. Këto vlera maksimale, mund të mbeten më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull, duke shkuar deri në 3C e 5C.

Erërat qetësohen nga fillimi i javës së ardhshme. Orëve të pasdites mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.