UBT

Presidenti: Autostrada “Arbën Xhaferi” i shërben vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.

“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Hidromorava

Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.

“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.