Fundamenti

Në 100-ditëshin e parë të qeverisë “Haradinaj” papunësia u rrit tre për qind

/ 7 minuta lexim
HW

Nga ana e analistëve dhe ekspertëve të ekonomisë rritja e sivjetme e papunësisë, që ka ndodhur në Kosovë krahasuar me vitin e kaluar, komentohet në mënyra të ndara dhe me dallime. Por, shumica nga analistët pajtohen me vlerësimin se Kosova është bërë një Republikë e të papunëve, kurse analistët e tjerë janë kundër këtij vlerësimi.

Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë raportuar se në këtë vit papunësia në vend është rritur krahasuar me vitin 2016. Analistët vlerësojnë se rritja e papunësisë është një tregues i qartë i një qeverisjeje të dobët, që nuk do të arrijë me këtë trend të ringjallë shpresën ekonomike dhe të shtyjë përpara ambiciet për zhvillim ekonomik. Ndërkaq, në mesin e analistëve ka mendime të tilla që thonë se i vetmi punësim është bërë përmes emërimit të një armate të tërë zëvendësministrash e këshilltarësh.

Sipas raporteve më të reja, mësohet se mbi 60 për qind e të rinjve kosovarë nuk kanë një punë. Aktualisht Kosova është në një gjendje shumë të rëndë sociale dhe ekonomike, ndërsa gati një e katërta e buxhetit, rreth 400 milionë euro, po u dedikohen për skemat sociale. Analistët pyesin se deri kur mijëra familje do të jetojnë në asistencë dhe duhet të mbijetojnë me një euro në ditë, ndërkaq të gjitha qeveritë e dhjetë viteve të fundit, përfshirë edhe qeverinë ‘Haradinaj’, ua vazhdojnë monopolet mafio-oligarkëve që janë bërë miliarderë, duke zhvatur qytetarët për diçka të panevojshme, joligjore e kriminale, siç është monopoli në homologim i vëllezërve Devolli.

Qeverisje nepotike dhe klienteliste

Analisti Xhevdet Neziraj për “Kosova Sot” tha se nuk është për t’u befasuar se ka rritje të papunësisë në vendin tonë, ngase për vite të tëra që nga paslufta Kosova është shteti më i varfër në Evropë, pasi që mbi 50 për qind popullatës është e papunë, kurse niveli i varfërisë ekstreme është duke u rritur për çdo vit dhe është shqetësues. “Për secilin vit tregut të lodhur të vendit i shtohen mbi 30.000 të rinj, ndërsa jo më shumë se 6000 veta për vit nuk mund të punësohen, ndërkohë që edhe këta që punësohen kryesisht janë duke i zëvendësuar ata që pensionohen”, u shpreh ai.”Kjo është pasojë e punës së qeverive të kaluara, që nuk kanë pasur strategji të zhvillimit ekonomik, pra po shihen në këtë vit rezultatet e qeverisjes së kaluar që mburreshin me një qeverisje të mirë dhe e përbërë nga ekspertët e ekonomisë”, potencoi Neziraj.

Ai thotë se në Kosovë deri më tani nuk ka pasur investime të huaja në ekonomi dhe biznes, investimet buxhetore joadekuate dhe jokualitative në infrastrukturë, mungesa e energjisë elektrike, mosbesimi në institucionet e drejtësisë, korrupsioni enorm në të gjitha nivelet e institucioneve, përkrahja e bizneseve monopoliste dhe individëve, të caktuar ka bërë që të jemi në këtë gjendje vendi më i varfër dhe më së paku perspektivë në rajon dhe Evropë.”Për vendin tonë është krijuar bindja se asnjë iniciativë nuk mundet të ketë sukses pa qenë i lidhur me pushtetin dhe një imazh i tillë i brishtë i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shpirtin aktiv ndërmarrës që e ka përcjellë popullin kosovar gjithmonë”, vlerësoi Neziraj. Sipas tij, klientelizmi, nepotizmi dhe ndarja e padrejtë e të mirave publike që ka përcjellë qeveritë e kaluara e ka dëmtuar së tepërmi solidaritetin e ndërmjet njerëzve, qyteteve, fshatrave dhe regjioneve.

Sektori privat, çelësi i zhvillimit

FIDANISHTJA

Eksperti i integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri, për “Kosova Sot” tha se dy nga pikat më të rëndësishme që do të ndikonin në uljen e papunësisë mbeten rritja e mbështetjes ndaj sektorit privat dhe hartimi i një plani të ri veprimi mbi tërheqjen e investitorëve të huaj. “Institucionet e vendit duhet të mbështesin fuqishëm zhvillimin e sektorit privat me anë të shpërndarjes së subvencioneve në mënyrë të barabartë për të gjithë prodhuesit vendorë, si dhe të aplikojnë politika fiskale të favorshme”, u shpreh ai.

Sipas Shaqirit, lansimi i një plani të ri për tërheqjen e investitorëve të huaj duhet që të përfshijë edhe hapjen e disa zyrave në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, ku do të lobohej për këtë çështje, ndërsa një veprim të tillë po e praktikojnë disa vende nga rajoni. Ndërkohë analisti Florim Rudhani për gazetën “Kosova Sot” tha se është herët të konkludohet se papunësia është në rritje në krahasim me qeveritë e kaluara, sepse ende nuk janë realizuar premtimet e kësaj qeverie prej 25 mijë njerëzve që pritet të punësohen, posaçërisht duke punësuar së paku nga një anëtar nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar.

Kontestohen raportet e ASK-së

Ka edhe analistë që nuk u besojnë raporteve të ASK-së. Milazim Abazi ka thënë për “Kosova Sot” se Agjencia e Statistikave të Kosovës diku ia ka huq me rastin e publikimit të shifrës së papunësisë.”Mirëpo, mendoj se huqjen më të madhe e ka bërë në vitet e kaluara, kur thoshte se papunësia po bie, ndërkohë që rritja ekonomike ishte shumë e ulët. Në këtë vit kemi një rritje ekonomike që do të sillet rreth 4,6 për qind, kemi një punësim të jashtëzakonshëm të kosovarëve vetëm në Gjermani, “me letra” këtë vit diku mbi 31.000″, u shpreh ai.

Andaj, sipas Abazit, marrë parasysh këto të dhëna, në Kosovë këtë vit do të duhej të kishim një ulje të papunë- sisë e jo rritje të saj përtej 2,9 për qind. “Andaj është mirë që Agjencia e Statistikave ta bënte një analizë më të thellë e pastaj t’i publikonte të dhë- nat”, vlerësoi ai. Analisti Abazi tha se fatkeqësisht agjencitë e pavarura në Kosovë jo rrallë bëjnë publikime të pasakta dhe të pabazuara në fakte. “Jam i vetëdijshëm se pa një rritje ekonomike prej 7 për qind në vit e më tepër papunësia në Kosovë nuk mund të ulet”, potencoi ai.

Sipas Abazit, me normën aktuale të rritjes ekonomike prej rreth 4,6 për qind papunësia mund të ulet vetëm nëse shtetet perëndimore kërkojnë punë- torë nga Kosova, siç sivjet e ka bërë Gjermania. Ndërsa Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), tha për “Kosova Sot” se rritja e papunësisë dëshmon se asnjë Qeveri nuk është marrë me seriozitet e përkushtim me zhvillimin ekonomik, gjenerimin e Buxhetit… as me punësimin.”Kjo klasë institucionale e politike, si duket, nuk e kupton se qytetari i varfër reflekton shtet të varfër dhe anasjelltas”, potencoi ai. Sipas Kaçanikut, pushtetarët më shumë po merren me pasurimin e partisë, të grupeve të interesit dhe me pasurimin personal.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.