Fundamenti

Inflacioni në dhjetor arrin 5,3%, energjia dhe ushqimet me rritjen më të madhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mujore prej 0,7% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit, e matur në dhjetor 2025 krahasuar me dhjetorin 2024, ka arritur në 5,3%.

Rritja mujore e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike (8,7%), biletave të fluturimeve (8,4%), lëndëve djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (3,0%), perimeve (2,9%) dhe biletave të transportit rrugor (2,2%). Rritje është shënuar gjithashtu te veshja, mishi, produktet e qumështit, si edhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake. Në anën tjetër, rënie mujore e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -1,3%.

United Hospital

Në krahasim vjetor, inflacioni prej 5,3% është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të pemëve (19,0%), energjisë elektrike (18,3%), shërbimeve të lidhura me transportin personal, mishit (14,4%), pushimeve të organizuara (13,5%) dhe produkteve ushqimore bazë. Edhe në këtë periudhë, rënie e çmimeve është regjistruar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-1,7%).

Ndërkaq, të dhënat vjetore tregojnë se IHÇK për vitin 2025 ishte mesatarisht 3,9% më i lartë krahasuar me vitin 2024. Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga çmimet e kafesë, çajit dhe kakaos, energjisë elektrike, mishit, pemëve dhe shërbimeve hoteliere, ndërsa rënie vjetore e çmimeve është shënuar te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -4,6%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.